Flash News

KRYESORE

Tsipras flet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE: Qëndrimi ynë është konstant!

Tsipras flet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE:

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka informuar homologët e tij në Samitin e Bashkimit Europian për negociatat që Greqia po zhvillon me Shqipërinë dhe Maqedoninë. 

Tsipras  gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të samitit të radhë sqaroi se këto negociata dypalëshe janë në zhvillim e sipër teksa shtoi, “Qëndrimi ynë është konstant. Hapja e negociatave për anëtarësim me këto dy vende do të jetë e mundur vetëm nëse do të përmbushen gjithë kushtet dhe kriteret e dakorduara nga Këshilli i Bashkimit Europian”. 

Shefi i qeverisë greke u ndal më gjatë në çështjen e Maqedonisë, nisur dhe nga fakti që ministri i jashtëm grek ishte në Shkup për takime me palën maqedonase dhe shqiptarët e atjeshëm. 

“Posaçërisht me Shkupin kërkojmë një kompromis të ndershëm, që do të jetë i doboishëm jo vetëm për të dy vendet, por edhe për Europën në tërësi”, tha më tej Tsipras. 

Kryeministri grek theksoi se do të jetë një ngjarje shumë e rëndësishme samiti i Sofies për Ballkanin perëndimor që do të mbahet në muajin maj, ndërsa shtoi se edhe në samitin e radhës të qershorit, do të diskutohet për zgjerimin e BE-së.

Të fundit