Flash News

KRYESORE

Tsipras në Bruksel, do diskutojë me Juncker dhe Mogherinin marrëdhëniet me Shqipërinë

Tsipras në Bruksel, do diskutojë me Juncker dhe Mogherinin

Tensioni me Turqinë për shkak të Zonës Ekonomike të Qipros, marrëdhëniet Turqi-BE, çështja e emrit të Maqedonisë dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të jenë temat mbi të cilat do të fokusohet kryeministri Aleksis Tsipras në samitin e sotëm informal të liderëve të Bashkimit Europian.

Tsipras ndodhet që prej ditës së djeshme në Bruksel, ku takimin e parë e zhvilloi me presidentin e Qipros, Nikos Anastasiadis, me të cilin ka diskutuar për tensionin greko-truk në detin Egje.

Mediat greke raportojnë se në takimet e Tsipars me kreun e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe me shefen e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, temë kryesore do të jenë çështja e emrit të Maqedonisë dhe marrëveshjet e arritura midis Athinës dhe Tiranës. Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn deklaroi dje se do të rekomandohet këtë verë hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Agjenda e Tsipras parashikon një takim të përbashkët me presidentin e Qipros, presidentin e Francës dhe kryeministrin e Italisë për çështje që lidhen me Turqinë.

Takime janë planifikuar edhe midis Tsiprasit dhe homologëve të Bullgarisë dhe Gjermanisë.

Të fundit