Flash News

KRYESORE

Tsipras në krah të Serbisë: Kosova po i hedh benzinë zjarrit

Tsipras në krah të Serbisë: Kosova po i hedh benzinë zjarrit

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras është rreshtuar edhe një herë tjetër në krah të Serbisë, duke bërë deklarata kundër Republikës së Kosovës. Ai ndodhet për një vizitë zyrtare në Beograd, ku gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi “Kosova është duke i hedhur benzinë zjarrit me veprimet e fundit, konkretisht me tarifën doganore dhe vendimin për të formuar ushtrinë.”

Sipas kryeministrit grek, veprimet e fundit të Kosovës nuk do t'i sjellin stabilitet rajonit, por, përkundrazi, ato shkaktojnë destabilitet. Duke dënuar këto hapa, Tsipras nënvizoi se mbështet Serbinë, pasi, sipas tij, ajo po avancon në rrugën e zgjidhjes.

Athina refuzoi pak javë më parë një takim të Aleksis Tsipras me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me pretendimin se “tani nuk është koha që të zhvillohet ky takim.”

Të fundit