Flash News

KRYESORE

Tsipras shpreson: Kriza do të marrë fund në 2018-n

Tsipras shpreson: Kriza do të marrë fund në 2018-n

Sipas kryeministrit grek Alexis Tsipras kriza financiare do të marrë fund vitin e ardhshëm. Në panairin ndërkombëtar të Selanikut ai tha gjithashtu se specialistët e fushave të ndryshme dhe të rinjtë e arsimuar do të kthehen sërish në Greqi, ndërsa fillestarët në profesion do të mbështeten nga taksapaguesit.

“Kriza në Greqi do të marrë fund përfundimisht në gusht 2018. Pra, kur skadon programi ndërkombëtar i kredive për Greqinë. Ne do të ecim së shpejti me këmbët tona. Qëllimi është të krijohen kushte në të cilat mund të lulëzojnë firmat start-up, turizmi, bujqësia dhe sektori digjital,” tha Tsipras.

Tsipras tha gjithashtu se për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që njëkohësisht janë ato që kanë vuajtur më shumë nga kriza, do të përdoren programi financimi në miliarda.

Sipas Deutsche Welle, vitin e kaluar Greqia pati një tepricë ekonomike prej 3.5%, duke i kaluar kështu kërkesat e kreditorëve, si dhe një rënie me rreth 6% të nivelit të papunësisë, që tani është 21,7%. Këto shifra japin shpresë se situata në Greqi do të përmirësohet.

Të fundit