Flash News

KRYESORE

Tuchel flet për Cavanin, i druhet Dortmundit

Tuchel flet për Cavanin, i druhet Dortmundit

Trajneri Thomas Tuchel ka folur në lidhje me ndeshjen e fituar ndaj Lyonit. “E kontrolluam ndeshjen, edhe pse nuk e nisëm mirë. Ishim të avashtë në qarkullimin e topit në fillim. Ndoshta menduam që ndeshje u mbyll pa golit të tretë, por u treguam të aftë për të reaguar dhe për të luajtur me përqendrim të madh“.

“Cavani, si gjithë sulmuesit e tjerë, po bën mirë dhe stërvitet gjithmonë në mënyrë ekzemplare. Shënoi një gol të rëndësishëm, për veten dhe për ne. Kemi nevojë për eksperiencën e tij. Icardi? Jam i shqetësuar për të, ashtu siç më ndodh me çdo sulmues që nuk shënon. Duhet të rigjejë besimin e munguar, të punojë fort dhe golat do të vijnë.

"Champions League? Është e vërtetë që Dortmund lë shumë hapësira pas, por janë në gjendje për të shënuar 6-7 gola gjatë një ndeshje. Do të jenë dy përballje shumë të vështira dhe të komplikuara“, përfundon trajneri gjerman i kampionëve të Francës.

Të fundit