Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Tunën s’dua ta takoj kurrë”, Robert Berisha tregon arsyen pse ai dhe Nora nuk flasin me kunatën
Prej kohësh në media është përfour se Nora Istrefi dhe Tuna nuk flasin me njëra tjetrën, pavarësisht se janë kunata, përveç faktit se janë edhe këngëtare të njohura në skenën tonë.
Lidhur me këtë çështje ka folur Robert Berisha, bashkëshorti i Norës, i cili ishte ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan. Këngëtari tregoi se me vëllain e tij ka raporte të mira, por Tunën, bashkëshorten e Patrisit as nuk dëshiron ta shikojë me sy.
“Me Tunën, as nuk dua që të takohemi. Nora është që 15 vite në skenën shqiptare dhe ka shumë fansa në Kosovë dhe në Shqipëri. E ka merituar që të ketë shumë fansa. Për Patrisin dhe për Tianin edhe jetën e jap. Nora për asnjë artist nuk ka pasur asnjë farë problemi. Tuna është ajo që ka pasur probleme me të gjithë artistët. Unë i kërkoj shumë falje Patrisit, që nuk kishim mundësi për të qenë në ditëlindje, dhe nuk do të shkoj në asnjë ditëlindje për shkak të Tunës. 100% nuk është faji tek ne”, u shpreh Roberti.