Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Tupja krah artistëve, ftesë për bashkim përtej së majtës e së djathtës
Protestës së sotme në mbrëmjë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar i është bashkuar edhe profesori Edmond Tupja.
Tupe ftoi të gjithë qytetarët, pa dallime partiake, t’i bashkohen protestës, sipas tij, për t’i treguar botës mbarë se qëndresa e tyre është gjithëpërfshirëse.
“I them të majtë dhe të djathtë mos të vijë këtu për të na instrumentalizuar, sepse artisti i vërtetë dhe njeriu me kulturë nuk instrumentalizohet, por të vijë këtu për t’i thënë qeverisë, kryeministrit dhe botës mbarë që qëndresa jonë është gjithëpërfshirëse. Prandaj i ftoj të gjithë dhe të gjitha që të vijnë këtu” u shpreh Edmond Tupe.
Fjalën gjatë protestës së sotme e morën aktorë, intelektualë, gazetarë dhe politikanë të ndryshëm. Mëngjesin e sotëm, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nënshkroi një marrëveshje me PD dhe Opozitën e Bashkuar.
Në këtë marrëveshje PD dhe kreu i saj, Lulzim Basha angazhohen që sapo të vijnë në pushtet, të anullojnë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar.
https://www.youtube.com/watch?v=H-yDXvWQNx0