Flash News

KRYESORE

Tupja në protestën e studentëve: Gjërat e vërteta fillojnë tek sheshet

Tupja në protestën e studentëve: Gjërat e vërteta

Profesori Edmond Tupja i është bashkuar edhe sot protestës së studentëve para godinës së ministrisë së Arsimit.

Në një moment Tupja i është përgjigjur shkurt edhe pyetjeve të gazetarëve. Protestën e ka cilësuar si madhështore ndërsa i pyetur se pse protesta do mbahet para kryeministrisë është përgjigjur duke thënë se “gjërat e vërteta fillojnë tek sheshet”.

Pas shfuqizimit të VKM-së, studentët kërkojnë edhe plotësimin e tre kërkesave të tjera që janë përgjysmim i tarifave studentore, përmirësim të kushteve të konvikteve si dhe përfshirjen e përfaqësuesve të studentëve në Bordin e Universiteteve.

Të fundit