Flash News

KRYESORE

Tur në Kukës dhe Kurbin, Basha u referohet sondazheve: Partia Demokratike është shumicë absolute

Tur në Kukës dhe Kurbin, Basha u referohet sondazheve: Partia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur këtë javë një tur kombëtar me qëllim bashkimin e sa më shumë shqiptarëve në protestën e 13 Prillit. Në takimet në Kukës dhe Kurbin, kreu i opozitës u kërkoi demokratëve të jenë pranë qytetarëve njësoj si në fushatë për të afruar ditën e largimit të kryeministrit, sipas tij më të korruptuar në Europë, i kapur duke vjedhur votat, paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

“Të gjitha sondazhet e Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, të kundërshtarit tonë politik dhe ato të ashtuquajturat të pavarura, konfirmojnë se sot Partia Demokratike është shumicë absolute dhe, bashkë me koalicionin tonë, është gati që në një proces të lirë zgjedhor të marrë përgjegjësitë e drejtimit dhe qeverisjes së Shqipërisë drejt destinit tonë evropian. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër do t’i jepnin mandatin qeverisës Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Por miqtë e mi, zgjedhjet nuk do të mbahen nesër. Dhe zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë pa garantuar kushtet dhe standardet që kurrë më krimi dhe kriminelët, hajdutët dhe oligarkët, të mos diktojnë një tjetër fallco-parlament dhe një tjetër fallco-qeveri, tha Basha.

Lideri i opozitës shpjegoi se në një vit e gjysmë Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në vendin e parë në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë funksionale, duke u hequr qytetarëve dhe opozitës të drejtat bazë në një demokraci të vërtetë.

“Asgjë nuk do të përparojë, asnjë dialog nuk do të nisë, pa larguar shkaktarin dhe arkitektin e narko-shtetit. Dhe mesazhi që kumbon kudo është ky: Nuk do të ketë më demokraci false, nuk do të pranojmë më parlament fals, nuk do të pranojmë më drejtësi false, nuk do të pranojmë më ekonomi false. Është koha për Shqipërinë e demokracisë së vërtetë, lirisë së vërtetë, Shqipërinë e vlerave të vërteta evropiane”, tha Basha.

Të fundit