Flash News

KRYESORE

Turistët e huaj që "vdesin" për Shqipërinë dhe, ata që vdesin në Shqipëri...

Turistët e huaj që "vdesin" për Shqipërinë

Raste të çuditshme kanë ndodhur gjatë kësaj vere në Shqipëri. Turistët e huaj, të joshur nga reklamat apo nga ato që kanë dëgjuar për bregdetin e turizmin shqiptar, natyrisht edhe me një shpirt aventure, kanë gjetur Shqipërinë me të papriturat e saj. Natyrisht kanë qenë të shumë ata që kanë ardhur gjatë kësaj vere, por disa prej tyre kanë pasur fate tragjike, ose kanë qenë të rrezikuar seriozosht për jetën e tyre.

Së fundi bëhet e ditur se në Golem, një turiste franceze, e cila kishte ardhur në vendin tonë për pushime, është shtruar menjëherë në urgjencë në spital ditën e sotme. Mesa duket 55 vjeçarja me origjinë shqiptare Sh.S, por që jeton prej vitesh në Francë, ishte kthyer në Shqipëri jo vetëm për pushime por dhe për t’i dhënë fund jetës. Ajo ka tentuar mbrëmjen e kaluar t’i japë fund jetës duke pirë një sasi të madhe fotoksine. Menjëherë pas ngjarjes kanë qenë të afërmit të cilët e kanë dërguar atë e urgjencë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Pak ditë më parë në Golem humbi jetën një turist polak. Ai u mbyt në ujërat e detit, pas një ataku kardiak. Sot një çift turistët danezë kanë rrezikuar jetën e tyre në një aksident në Berat, por edhe duke aksidentuar një të moshuar me motorr. Pak ditë më parë në Ksamil humbi jetën shtetësja ruse, e vrarë nga një motorr uji. Ngjarje të pakëndshme kanë pasur turistë të tjerë që janë vjedhur, kërcënuar apo aksidentuar në vende të tjera.

Instituti i Statistikave raportoi se numri i shtetasve të huaj, që kanë hyrë në Shqipëri u rrit me 13.4 për qind në katër muajt e parë të vitit.

Të fundit