Flash News

KRYESORE

Turistja gjermane bllokohet në kanionet e Osumit, ndërhynë policia

Turistja gjermane bllokohet në kanionet e Osumit, ndërhynë

Policia njofton se ka mundur të shpëtojë një turiste gjermane e cila kishte mbetu në lumin Osum, poshtë kanioneve.

“Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjëherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t'i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje

Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K.P., e cila ishte pushuese sëbashku me shtetasin gjerman H.P. Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysmë udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë”, njofton policia.

Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxor turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor.

Të fundit