Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Turizëm në kohë COVID-i; Kosova ndryshon vendimin, kreu i Transportit Rrugor: S'ka vetëkarantinim për qytetarët që kthehen nga Shqipëria
Projekt- vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e masës së vetëizolimit për shtetasit kosovarë që kthehen nga Shqipëria, ka ngjallë reagime të shumta, jo vetëm nga qytetarë e biznesmenë, por edhe nga vet politikanët.
Një masë e tillë u quajt absurde nga Ministria e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj - Stublla, por mospajtim kishte edhe nga Zëvedendëskryeministrja nga NISMA Socialdemokratike, Albulena Balaj -Halimi. E ndërsa një shqetësim të madh kishin edhe Agjencit Turistike në Kosovë.
Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Tranportit Rrugor, sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.
Kurtishaj ka thënë për IndeksOnline se ka marrë garancinë nga të dy, që s’do të ketë masë të vetëizolimit për kosovarët që kthehen nga shteti amë, pasi sipas tij vatra e COVID-19 s’është në Shqipëri, por në Kosovë.
“Sa i përket çështjes së masës së vetëizolimit, dua të falënderoj zv.kryeministren e Kosovës, Balaj – Halimi, përkatësisht ministrin Vesel Krasniqi i cili ishte kategorik kundër vendosjes së masës së izolimit për pushuesit nga Kosova që do të shkojnë në Shqipëri, gjatë kthimit të tyre.
Por një falënderim edhe për ministrin Abrashi, edhe kryeministrin Hoti që kanë marrë për bazë kërkesën time si Kryetar i Transportit Rrugor të Udhëtarëve, njëkohësisht Kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike, shqetësimin e bizneseve për të adresuar çështjen e masës së izolimit për kthimin e shtetasve kosovarë nga Shqipëria.
Unë ja kam spjegu detajisht secilit ministër dhe tashmë kemi edhe koordinimit, garancinë që s’do të ketë vetëizolim për qytetarët e Kosovës që kthehen nga Shqipëria”, ka deklaruar Kurtishaj.
Kujtojmë se, dje u publikua nga mediat kosovare një vendim se Kosova do të vetëkarantinonte për 7 ditë gjithë qytetarët që vinin nga Shqipëria dhe do t’u bënte tamponin me detyrim atyre që dilnin nga territori dhe nuk ktheheshin brenda 48 orëve.