Turizmi nën terrorin e inspektorëve, Basha: Bazat detare po u falen oligarkëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë turit të tij nëpër rrethe është stacionuar në Divjakë, në një takim me operatorët turistikë.

Për rritjen e numrit të turistëve, sipas Bashës duhen politika reale dhe mbështetëse dhe jo tortura si dhe kalvari i përditshëm i terrorit të inspektorëve.

” Në vitin tonë të parë të qeverisjes do të jetë në karantinë, pra në moratorium për një vit, derisa Shqipëria të ketë një kuadër normal të inspektoriateve duke filluar nga ai tatimori që askush  mos zgjohet e të ngryset me inspektorët te dera dhe të harxhojnë gjysmën e kohës duke u marrë.  Kontakti do të jetë i dixhitalizuar dhe ndërveprimi do të jetë vetëm mbi bazën e analizës së riskut. Një klimë e re biznesi do të përfitojnë nga kjo i gjithë sektori i turizmit e gjithë ekonomia shqiptare”, është shprehur Basha.

Sipas kryedemokratit Basha Qeveria po përgatitet të japë një pjesë e territorit të bazës ushtarake navale të marinës, flotës luftarake detare shqiptare, në Sarandë për oligarkët e saj, ndërkohë që gjithë turizmi dhe mbi 200 mijë të punësuar në këtë sektor janë lënë pa mbështetje.

“Në sekret të plotë, është marrë një pjesë e territorit të bazës ushtarake navale të marinës, flotës luftarake detare shqiptare, në Sarandë dhe është bërë gati t’i jepet klientëve të qeverisë. Mbetet të verifikohen se kujt do t’i jepet po emrat që përmenden janë të dyshuarit e zakonshëm, pjesë e oligarkëve të zakonshëm që marrin cdo gjë në këtë vend. Shpresoj të jetë lajm i rremë, sepse largimi i territoreve nga forcat e armatosura duhet bërë në mënyrë transparente sepse nuk cënon thjesht dhe vetëm garën por edhe sigurinë kombëtare”, ka thënë Basha.