Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga janari në gusht, mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri. Turizmi patriotik nga Kosova, trojet shqipfolëse dhe emigrantët ia kanë dalë që të sigurojnë të paktën mbijetesën për sektorin këtë verë. Polakët pritet të vazhdojnë me chartera deri në fund të shtatorit, nëse qeveria e tyre nuk e përfshin Shqipërinë në listën e vendeve të ndaluara. Nga kontratat me garanci, ata kanë shfrytëzuar vetëm 25%, pjesa tjetër shtyhet në vitin 2021. Shpresat për nordikët në bregdetin shqiptar tashmë janë shuar. Vendasit kanë zgjedhur Sarandën, ku kapaciteti mesatar i plotësuar në struktura ishte 60%. Piku i sezonit këtë vit ka zgjatur vetëm 10 ditë. Skema e kuponëve lidhur me rezervimet në agjenci po funksionon vetëm me Turqinë.
Albulena!! Driton!! Ishin emra që të kumbonin në vesh teksa ishe duke pushuar në Jug. Është shumë atipike, në një kohë kur po lulëzojnë emrat modernë (dhe të çuditshëm në disa raste), të dëgjosh emra kaq “shqip”. Familje të tëra nga Kosova apo të rinj në grupe shoqërore mund të hasje pafund këtë verë në çdo skaj, nga Velipoja në Sarandë.
Ishte ky një reflektim se turizmi këtë sezon, edhe pse nuk mund të ketë shënuar fitime, të paktën ka shpresa të mbahet në këmbë e bashkë me të, edhe dhjetëra mijë të punësuar. Ky sektor, i cili prej vitesh po mbështeste rritjen te numri i vizitorëve nga vende të ndryshme europiane, por jo vetëm, këtë vit u gjend në një situatë dramatike, për shkak të pandemisë.
Shpëtimi u pa tek nxitja e turizmit vendas, ata nga trojet shqipfolëse dhe emigrantët. Në fillim u duk e vështirë, por turizmi patriotik duket se ia doli. Ashtu sikurse tregojnë shifrat zyrtare deri në korrik, ndikimi pozitiv pranohet edhe nga tur-operatorët kryesorë.
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, thekson se nuk flitet për fitim, por vetëm për mbijetesë.
“Diferencën e kanë bërë turistët nga Kosova, pra turizmi tradicional që ka pasur kontribut domethënës në shtimin e të ardhurave. Kuptohet, edhe me të huajt nga vendet e Europës ka një rritje, por kryesore ka qenë mbështetja e zonave shqipfolëse. Me atë që shohim sot, një pjesë e hoteleve do t’ia dalë të mbijetojë. Flas për ato struktura hoteliere ku është investuar seriozisht dhe kanë kapacitete të mëdha. Nuk di të them nëse strukturat e vogla, apo ato familjare e kanë pasur të lehtë, apo të vështirë, për të siguruar turistë” – pohon Kasa.
Në janar-gusht, numri i vizitorëve nga Kosova ishte mbi 1 milion, sipas burimeve nga Dogana e Kosovës. Për 7 mujorin, shifra totale e hyrjeve nga Kosova është 52% më e ulët se një vit më parë. Por, sërish mbetet një shifër pozitive, po të kemi parasysh frikën e pandemisë, e cila në të dyja vendet po regjistron shifra në rritje të të prekurve aktivë, por edhe humbje jete.
Saranda shfrytëzoi mesatarisht 60% të kapacitetit, u zgjodh nga vendasit
Zakonisht, periudha nga 15 korriku e deri në fund të gushtit, është cilësuar si piku i sezonit turistik. Por këtë vit, piku është regjistruar për vetëm 10 ditë, kur strukturat akomoduese kanë arritur të plotësojnë mesatarisht 90% të kapacitetit. Me raste të veçanta, plotësimi shkon edhe në 100%, por kjo këtë vit ka ndodhur rrallë. Arben Çipa, kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, tregon se situata ka ndryshuar nga java në javë.
“Hotelet punuan mesatarisht me kapacitet 60% në sezon. Mund të themi që kanë pasur frekuentim, por ka ndryshuar nga java në javë. Javën e parë të muajit gusht, plotësimi i kapacitetit ka qenë vetëm 50%, ndërsa java e dytë të gushtit dhe gjysma e javës së tretë ishte në luhatje mes 70-80%. Piku i sezonit veror, që zakonisht është 15 korriku dhe 20 gushti, këtë vit u arrit vetëm në një 10 ditësh në muajin gusht” – nënvizon Çipa.
Por cilët janë turistët që kanë zgjedhur zonën e Sarandës? Më së shumti kanë qenë vendasit, ndërkohë që ka pasur edhe shtetas nga Kosova dhe më pak pastaj polakë, bjellorusë dhe ukrainas. Problem, sipas Çipës, këtë vit ka qenë menaxhimi i plazheve ku, së pari janë “zhdukur” plazhet publike dhe së dyti, bizneset janë detyruar të parapaguanin detyrimet për plazhin për 135 ditë pune dhe jo për 45, sikurse ka qenë një vit më parë.
Polakët, deri në fund të shtatorit, shuhen shpresat për nordikët, kontratat në vitin 2021
Pak ditë më parë, qeveria polake mori në analizë vendet me të cilat do të mbyllte fluturimet charter. Në fillim u përfol se edhe Shqipëria mund të ishte pjesë e kësaj liste. Por duket se lobimi i fortë i operatorëve turistikë bëri që Shqipëria dhe Greqia të qëndrojnë për të paktën edhe dy javë dhe më pas të analizohet sërish situata. Gjasat janë që, nëse numrat nuk rriten dhe asnjë turist polak nuk infektohet me COVID-19 në vendin tonë, sikurse ka ndodhur deri tani, sezoni të shtyhet deri në shtator dhe charterat të vazhdojnë të vijnë.
Grupi për të cilin tashmë janë shuar të gjitha shpresat janë nordikët. “Ne i prisnim nordikët të fillonin të paktën në mes të gushtit, por kjo ishte e pamundur duke pasur parasysh që qeveria e tyre nuk i lejon të dalin jashtë vendeve për shkak të numrave që kemi ne si vend dhe rasteve aktive me COVID-19” thotë Kasa.
Sipas tij, edhe gjermanët e “Der Turistik”, edhe pse kishin interes dhe Shqipërinë, e kishin te paketat më të shitura, e anuluan. Të gjithë kontratat me garanci, që nuk janë shfrytëzuar këtë vit, do të kalojnë automatikisht për verën e 2021-shit.
“Të paktën për polakët, që kanë pasur mundësi të vijnë në Shqipëri, këtë vit është shfrytëzuar rreth 25% e kontratave me garanci, ndërsa pjesa tjetër janë shtyrë. Kjo do të thotë që, nëse situata normalizohet në vitin 2021, kontratat ekzistuese të vitit 2020 do të shfrytëzohen në vitin pasardhës” – thotë kreu i Unionit Turistik Shqiptar./Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38