Flash News

KRYESORE

Turizmi/ Shqipëria hedh sytë nga Bjellorusia

Turizmi/ Shqipëria hedh sytë nga Bjellorusia

Bjellorusia është një prej shteteve me të cilin Shqipëria ka pak ose aspak marrëdhënie diplomatike dhe ekonomike, por fokusi për tërheqjen e sa më shumë turistëve ka çuar autoritetet shqiptare në Minsk.

Adrian Kamenica, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit, është takuar në Minsk me Mikhail Portnoi, zv/ministër për Turizmin. Dy zyrtarët kanë njoftuar edhe nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi midis dy Agjencive Kombëtare të Turizmit.

“Komentet që vijnë nga vendi juaj janë pozitive. Njerëzit e pëlqejnë shërbimin, përzemërsinë dhe mikpritjen e shqiptarëve. Ne duam që edhe shqiptarët të vizitojnë më shpesh Bjellorusinë. Në këtë pikë është e rëndësishme shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit”, është shprehur zv/ministri Portnoi, duke shtuar se Shqipëria është bërë një destiancion popullor për bjellorusët.

Përfaqësuesi shqiptar ka vlerësuar eksperiencën e Bjellorusisë në infrastrukturën që ka ngritur për sportet e ndryshme.

Të fundit