Turjan Hyska flet për Marina Vjollcën: Nuk kam njohur njeri më korrekt

Marina Vjollca është rikthyer këtë sezon në ekran si moderatore e “Klanifornia”, ku moderatorja deri tani është pëlqyer shumë.

Producenti i “Klanifornia”, Turjan Hyska, ka shprehur hapur vlerësimin për Marinën. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Ditë e Re” në “Ora Neës”, Turi ka treguar se Marina ka qenë një zbulim tepër i këndshëm për të.. Sipas tij deri më tani Marina ja ka dalë mbanë më së miri, sepse “Klanifornia” është një format i vështirë për një moderator duke qenë se duhet të përshtatet edhe me batutat e aktorëve:

“Unë nuk kam njohur njeri më korrekt dhe më bashkëpunëtor si Marina. Është vërtetë një vajzë shumë e mirë edhe në prapaskenë, edhe atë qetësinë që reflekton nuk e ka falso, e ka të vërtetë dhe është super e dëgjueshme dhe mbi të gjitha ka një sens humori që publiku nuk ja njihte dhe akoma më shumë do shpërfaqet.”