Turneu i xhudos në Izrael, Majlinda Kelmendi e nis 2019-ën me medalje të artë

Kampionia e kosovare në sportin e xhudos, Majlinda Kelmendi, ka arritur të triumfojë sërish duke marrë medaljen e artë, këtë herë në turneun e zhvilluar në Izrael, në Grand Prix të Tel Avivit.

Sportistja nga Peja mposhti në finale me ‘ippon’ izraeliten Gili Cohen, duke fituar kështu medaljen e parë për vitin 2019.

Kelmendi e mbylli  finalen në kategorinë deri në 52 kilogramë për vetëm 35 sekonda, duke mposhtur në raundin e dytë rivalen gjeorgjiane Tetiana Levitska Shukvani dhe pas saj në çerekfinale fitoi ndaj Fabien Koher nga Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kelmendi pati garën më të fortë ndaj rumunes Andreea Chitu, të cilën e mposhti pas minutave shtesë.