Flash News

KRYESORE

Turneu veror në SHBA: Reali, Barça e Milani mposhten nga skuadrat kundërshtare

Turneu veror në SHBA: Reali, Barça e Milani mposhten nga skuadrat

Ndeshjet miqësore të zhvilluara në turneun veror “ICC” në Shtetet e Bashkuara, kanë rezultuar jo të suksesshme për skuadrat e mëdha si Reali, Barcelona dhe Milani.

“Los Blancos” humbën 2-1 përballë Manchester United, të cilët arritën fitoren pas dy humbjeve radhazi me Dortmundin e Liverpoolin. Në stadiumin “Hard Rock” të Miamit, vetëm Bale dhe Benzema ishin mes titullarëve madrilenë, me francezin që shkurtoi disavantazhin prej dy golash përballë United, për të cilin shënuan më herët Sanchez dhe Herrera.

Ndërsa ndeshja mes Tottenhamit dhe Milanit, në “US Bank” të Minneapolisit, përfundoi me fitoren e londinezëve 1-0, me gol të shënuar nga N’Koudou në pjesën e dytë.

Ndeshja e fundit ishte ajo mes Barcelonës dhe Romës, në “AT&T Stadium” të Arlingtonit, që përfundoi me fitoren 4-2 të italianëve të Di Francescos, duke u konfirmuar si “rival i denjë” i katalanasve, pas eliminimit në Champions League të sezonit të kaluar.

Të fundit