Flash News

KRYESORE

‘Turp i madh për KLGJ’, shtyrja e vendimit për mandatin e Dvoranit sjell reagime të ashpra nga LSI

‘Turp i madh për KLGJ’, shtyrja e vendimit për mandatin e

Shtyrja e vendimit për mandatin e kreut të KED Ardian Dvorani nga ana e KLGJ, ka ngjallur reagime të ashpra nga radhët e LSI.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përmes një shënimi në Facebook shkruan se është trishtim i madh kur si institucioni i ri i Reformës nuk zbaton drejtpërdrejt as Kushtetutën e Republikës.

Ndërsa ish- deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka kujtuar nenin 136 pika 26 për emërimin e gjyqtarëve dhe mandatin e tyre pasi sot KLGJ nuk mori vendim për Ardian Dvoranin por ju drejtuar EURALIUS-it dhe OPTAD-it.

Xhixho tha se ky ishte mesazhi më i keq që mund t’i jepej atyre qytetarëve që ende besonin tek drejtësia e pavarur dhe profesionale.

Postimi i Manjanit

Ky vendimi që nuk merr vendim i KLGJ, por që do të pyesë me demek ekspertët e USAID dhe EURALIUS, është trishtim i madh.

Trishtim kur sheh se si institucioni i ri i Reformës nuk ka as bythë të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës!

Kushtetutën, jo interpretimet rreth saj, as të Presidentit po deshën, por të Gjykatës Kushtetuese e kanë me detyrim.

Edhe njëherë e përsërisim se Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e thonë qartë që “Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet” .

Pra vetëm 9 vjet! Jo 9+ sa ti dojë qejfi vetë gjyqtarit!!! Çfarë logjike është kjo?!

Është krejt e thjeshtë dhe e qartë është kjo punë. Aritmetikë e klasës së katërt. Thjesht në numërojnë sa vite ka në detyrë gjyqtari Ardian Dvorani.

Se ç’punë ka USAID e EURALIUS të japë mendim mbi qëndrimet zyrtare të shtetit, këtë vetëm KLGJ e di!!!!

Si ka mundësi që disa ekspertë pa emër e pa cv, të paguar për t’i shërbyer qeverisë na zëvendësokan Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese e madje edhe vetë KLGJ?!

Po ti kërkojnë mendim Komisionit të Garancive Statutore të PS më mirë.

Edhe juristët e Kryeministrisë, të Kodifikimit po e po, janë më bindës sesa USAID e EURALIUS.

Çfarë lesh reforme quhet kjo?!

Pa shpresë…!

Postimi i Erisa Xhixhos

Vendimi i Keshillit të Lartë të Drejtësisë sot ishte mesazhi më i keq për qytetarët që besonin ende tek institucionet e reja të drejtesisë tek pavarësia e profesionalizmi .

Detyra e vetme që kishin sot anëtarët e KLGJ ishte të zbatonin nenin 136 të Kushetutes i cili sanksionon se “ Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë një mandat 9 vjecar, pa te drejtë riemerimi”

Për çfarë arsye kërkohet asistenca e EURALIUS apo OPTAD kur Kushtetuta e Shqipërisë flet qartë dhe nuk lë hapsirë për asnjë interpretim?

Edhe nëse do kërkohej një interpretim kjo mund t’i kërkohej Gjykatës Kushtetuese, prandaj ne ndertuam drejtesinë e re.

Kjo ndodh pasi KLGj nuk ka pavarësi profesionale nga Rilindja për një vendimarrje e kjo u pa mjaft qartë.

Turp i madh , kjo shmangie vendimarrje e qëllimshme dhe aspak e arsyetuar ligjërisht për gjyqtarin Ardian Dvorani që i ka mbaruar mandati që në 2014 dhe rri në detyrë në menyrë antkushtetuese kur tashmë prej marsit 2020 kemi 3 anëtarë të rinj nga juristet më të spikatur pjesë të Gjykatës së Lartë

Të fundit