Flash News

KRYESORE

“Turp për ju dhe çdo burrë tjetër”, Rudina Xhunga: Pse kritikova ministrin Lleshaj për ngjarjen e Kavajës

“Turp për ju dhe çdo burrë tjetër”, Rudina

Gazetarja Rudina Xhunga ka bërë një sqarim për reagimin e saj të mbrëmjes së djeshme në emisionin ‘Dritare’ ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmes një statusi në ‘Twitter’, Xhunga shkruan se e vlerëson punën e policisë së shtetit, por qëndrimi i saj ishte më shumë kundër sistemit shoqëror që ka dështuar.

“Reagova ndaj postimit ne Twitter te ministrit Sandër Lleshaj , jo pse ngjarja e rende e Kavajes, ishte faj i tij, apo zbulimi, merite e Berishes. Policia e shtetit ishte korrekte dhe profesionale ne trajtimin e kesaj situate. Beri punen. Por sistemi deshtoi. Sistemi shoqeror qe kemi ngritur, i cili nuk e mbron nje femije nga dhuna, qe nuk e shpeton dot nje grua nga vrasja. Ka deshtuar gjithe shoqeria dhe askush nuk ka arsye te jete krenar, aq me pak ministrat qe jane sherbenjes publike. Te gjithe ne jemi te turperuar para nje drame njerezore qe ndodh, ndersa ne konsumojme e prodhojme dhune, verbale e sherr politik, e ka kush e ka. Une mbreme u shokova me mesazhet e adoleshenteve qe me shkruanin dhe me ftonin te mos genjenim me, po ta shikonim ne sy, ngjarjen e Kavajes se ajo eshte realiteti. Ne nje kohe qe shoqeria shqiptare po perpelitet, me duket ndihme per dhunuesit, arroganca verbale e kujtdoqofte. Kemi nevoje per njerezillek , dreqi e mori. Per njerez qe thone, me fal, qe thone, mbase nuk eshte faji im, po si mund te te ndihmoj, per njerez qe zgjasin nje dore”, përfundon Xhunga.

Xhunga iu drejtua Lleshajt duke i thënë se në vend që të replikojë me Berishën duhet të kërkojë falje që kjo ngjarje kaq e rëndë ndodhi në vendin ku ai është ministër i Brendshëm.

Komentin e gazetares e gjeni duke filluar nga minuta 3-30:

https://www.youtube.com/watch?v=Tci0jo9uSrU&feature=player_embedded

Të fundit