Flash News

KRYESORE

“Turp! Rruga që bashkon shqiptarët bëhet me pagesë”

“Turp! Rruga që bashkon shqiptarët bëhet me

Duke nisur nga sot, Rruga e Kombit është taksuar dhe duhet të paguash një shumë prej 5 eurosh që të lejohesh për të kaluar. Ky fakt ka shkaktuar revoltën e deputetëve të opozitës së djathtë. Pas ish-kryeministrit Berisha, përmes një postimi në facebook ka reaguar edhe deputeti i qarkut të Korçës, Klevis Balliu.

Sipas Balliut, qeveria “Rama” ka taksuar rrugën që lidhe dhe bashkon shqiptarët.   

STATUSI I PLOTË

TAKSA E TURPIT: 5 deri në 10 euro për Rrugën e Kombit.

Qeveria SULM bashkimit të shqiptarëve. 

Ndërsa etërit e bijve komunistë në pushtet e shitën Kosovën tek shkjau sot bijtë e tyre vendosin TAKSË si urrejtje ndaj bashkimit të shqiptarëve.

Qeveria, që nuk ndërtoi asnjë rrugë, ka vendosur që të taksojë qytetarët që do të përdorin Rrugën e Kombit.

Qëllimi: Pasurimi i mafies në pushtet duke ju vjedhur paratë shqiptarëve në të dy anët e kufirit. 

Është TURP që rruga e cila bashkon shqiptarët të bëhet e kalueshme vetëm me pagesë. 

TAKSA në Rrugën e Kombit është TAKSË për bashkimin e shqiptarëve.

Rama po e kthen Rrugën e Kombit në rrugë të XHEPIT të tij.

 

 

Të fundit