Flash News

KRYESORE

“Turp t`i vijë”, Genti Lako akuzon Elsa Lilën për vjedhje

Kompozitori Genti Lako është përfshirë në një ‘debat’ me këngëtaren Elsa Lilën, ku akuzon këtë të fundit për vjedhje.

Lako është shprehur se Elsa ka ‘vjedhur’ këngën “Buzët më ishin tharë”, produksion i tij, i kënduar në formën origjinale nga Eranda Libohova.

Elsa Lila bashkë me artistin Italian Piero Fabrizi, kanë sjellë të  njëjtën këngë të cilët kanë sjellë një version të modernizuar të këngës.

Por ky ripërpunim mesa duket se është kryer pa lejen e Lakos, i cili e ka shprehur irritimin e tij për këtë fakt në një status në rrjetet sociale.

“Miqtë e mi, mbas ‘Zonja dhe zotërinj’ që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën dhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje. As me vdek s’po na lejnë rehat!”, ka shkruar kompozitori.

Të fundit