Turqi/ Shkon në 35 numri i viktimave nga tërmeti

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay deklaroi se numri i viktimave nga tërmeti i që goditi Turqinë ditën e premte ka shkuar në 35 në qytetin e Elazığ-ut. Ai vizitoi Qendrën e Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) për të marrë informacione lidhur me punimet që zhvillohen për tërmetin me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë.

Oktay rikujtoi se me presidentin Rexhep Taip Erdogan kanë vizituar rajonin e goditur nga tërmeti dhe se nga momentet e para pas tërmetit janë zbatuar me shpejtësi punimet në kuadër të Planit të Ndërhyrjes ndaj Fatkeqësive.

“Dje, ne erdhëm nga terreni pasi shikuam, përjetuam dhe ndjemë reflektimin e shërbimeve, punimeve dhe përpjekjeve që ju keni treguar si grupe pune. Unë ju falënderoj përzemërsisht në emër të qytetarëve tanë në Elazığ dhe Malatya”, tha ai, raporton Anadoly Agency.

Gjithashtu shtoi se të gjitha institucionet ushtarake dhe ato civile po kryejnë punime në çdo çështje pas tërmetit. Nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi pjesën lindore të Turqisë mbi 1.500 të tjerë u plagosën.