Flash News

KRYESORE

Turqi/ Udhëheqësja opozitare dënohet me 10 vite heqje lirie

Turqi/ Udhëheqësja opozitare dënohet me 10 vite heqje lirie

Gjykata turke dënoi me rreth 10 vite heqje lirie, liderin e degës së Stambollit, të partisë më të madhe opozitare në vend. Canan Kaftancioglu, nga Partia Republikane Popullore (CHP), u shpall fajtore, mes tjerash, edhe për "propagandë terroriste".

Ajo ka luajtur rol të rëndësishëm në fitoren e kandidatit të CHP-së, Ekrem Imamoglu, në zgjedhjet për kryetar të Stambollit, këtë vit.

Humbja e metropolit turk ak qenë një goditje e madhe për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit kontrollonte qytetin mët ë madh të Turqisë, prej 25 vitesh.

CHP-ja lajmëroi se dënimi i Kaftancioglut duhet të konfirmohet nga një gjykatë apeli, përpara se ajo të dërgohet në burg.

Kaftancioglu u dënua për akuzat : "poshtërimi i shtetit”, "ofendim i një zyrtari publik", "ofendim i presidentit" dhe "nxitje e njerëzve për të urryer".

Akuza për "propagandë terroriste" kundër saj ka të bëjë me citimin e një anëtari të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, që bëri një kryengritje të përgjakshme kundër shtetit turk që nga viti 1983.

Të fundit