Flash News

KRYESORE

Turqia del hapur, i kërkon Kosovës të luftojë organizatën e Gylenit

Turqia del hapur, i kërkon Kosovës të luftojë

Sot bëhet një vit që nga dita kur në Turqi pati një lëvizje për grusht shteti. Presidenti Recep Tayyip Erdogan, fajsoi gjithmonë Fetullah Gylenin për këtë puç.

Me këtë rast, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç,sot pati një kërkesë për institucionet kosovare.

Ajo kërkoi të luftohet organizata e Gulenit e cila, sipas saj, është e shtrirë nëpërmjet shkollave, organizatave joqeveritare e mediave.

Presidenti turk, mik i liderëve shqiptarë, edhe më parë kishte theksuar dëmin që, sipas tij, shkakton shkollimi i fëmijëve në Kosovë dhe Shqipëri, në shkollat e Gylenit.

Ai nuk ka reshtur së kërkuari që këto shkolla të mbyllen, e ambasadorja turke në Kosovë shtroi edhe një herë këtë kërkesë ndaj institucioneve të vendit.Ekspress

Të fundit