Flash News

KRYESORE

Turqia dhe Holanda do normalizojnë marrëdhëniet; së shpejti emërojnë ambasadorët

Turqia dhe Holanda do normalizojnë marrëdhëniet; së shpejti

Turqia dhe Holanda kanë marrë vendim për normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë reciproke.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu në një deklaratë për ‘AA’ në lidhje me çështjen tha se në kuadër të Samitit të NATO-s është takuar me homologun e tij holandez Stef Blok me të cilin ka diskutuar për të gjitha ngjarjet e hidhura të cilët ndodhën më 11 mars të vitit të kaluar dhe prishën marrëdhëniet mes dy shteteve.

Çavuşoğlu tha se e kanë parë që lënia pas e bllokimit aktual i cili dëmton marrëdhëniet shumëdimensionale të cilat bazohen në partneritetin strategjik, është pritje dhe dëshirë e të dy palëve.

“Ajo që doli nga ky takim është që homologu im holandez, i cili ka marrë iniciativë në dritën e vullnetit për të ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve, ka dërguar një letër në emër timin dhe konfirmoi dëshirën për normalizimin e marrëdhënieve. Pas kësaj letre ne po ashtu zhvilluam një bisedë telefonike dhe ramë dakord për hapat që do të ndërmerren për hapjen e rrugës së marrëdhënieve tona. Në kuadër të kësaj si hap të parë morëm vendim që të japim një deklaratë të përbashkët. Ramë dakord për emërimin e ambasadorëve tanë në mënyrë reciproke në një kohë sa më të shkurtër”, tha Çavuşoğlu.

Ai theksoi se e ka ftuar homologun e tij holandez Blok në Turqi për përcaktimin e udhërrëfyesit për rivendosjen e dialogut dhe besimit mes dy shteteve. Sipas tij, kjo vizitë do të realizohet shumë shpejtë.

Ministri Çavuşoğlu duke rikujtuar se në Holandë ndodhet një komunitet i madh turk prej 450 mijë personash, tha se me këtë shtet, i cili ka më së shumti investime të drejtpërdrejta të huaja në Turqi, në rrugën e përmirësimit të marrëdhënieve do të lëvizin në drejtim të interesave kombëtare.

Të fundit