Flash News

KRYESORE

Turqia dhe Katari manovra të përbashkëta ushtarako-detare

Turqia dhe Katari manovra të përbashkëta ushtarako-detare

Katari dhe Turqia do të zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarako-detare më 6 dhe 7 gusht, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Mbrotjes të Katarit, komandanti i Forcave Detare të Katarit, Muhammed bin Nasir el-Muhennedi, të hënën e kaluar ka vizituar fregatën turke ”TCG Gokova”.

Muhennedi gjatë vizitës është informuar lidhur me pajisjet teknologjike dhe armatimet dhe se është arritur koordinimi që më 6 dhe 7 gusht të zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarako-detare.

Fregata e flotës turke ”TCG Gokova”, me 214 persona në bord, mbërriti në portin e Hamadit të hënën për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake detare që do të organizohen bashkarisht mes dy shteteve.

 

Të fundit