Flash News

KRYESORE

Turqia hedh një tjetër hap për projektin gjigant të Kanalit të Stambollit

Turqia hedh një tjetër hap për projektin gjigant të Kanalit

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se brenda disa javësh do të organizohet një tender për “Kanalin e Stambollit”.  Kreu i shtetit turk u takua me biznesmenë turq, ku u tregoi për projektin gjigant e po ashtu edhe planet ekonomike që ka vendi.

“Në javët e ardhshme do të shpallim tenderin dhe, nëse Zoti do, ne do të fillojmë zbatimin e projektit ‘Kanali i Stambollit’. Ky nuk është një projekt që u nis një javë ose një vit më parë, ky është një hap që është ndërmarrë në muajt e fundit të mandatit tim si Kryetar i Stambollit”, tha Erdogan duke shtuar “’Kanali i Stambollit’ është një nga projektet më të mëdha strategjike të Turqisë dhe ka si synim që të eliminojë rrezikun në rritje të paraqitur nga anijet që veprojnë midis Detit të Zi dhe Detit Marmara, veçanërisht trafiku i çisternave nëpër Bosfor.”

Autoritete turke llogarisin që në kanal të kalojnë rreth 160 anije çdo ditë.

Kanali do të jetë i gjatë 45 kilometra e do të ndërtohet në perëndim të metropolit turk, në anën evropiane. Presidenti turk sa i përket ekonomisë shtoi se endi i tij është i vendosur që të shkojë deri aty sa të eksportojë mallra me vlerë 500 miliardë dollarë.

Të fundit