Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Turqia ka kërkuar mbylljen, rektori i universitetit shqiptar i pa shqetësuar për marrëdhënien Rama-Erdogan
Rektori i Universitetit ‘Hëna e Plotë’, Ferdinand Gjana nuk e sheh me shqetësim marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, ndonëse ky i fundit ka kërkuar mbylljen e institucionit që ai drejton.
Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Gjana ka theksuar se në Shqipëri funksionin shteti ligjor dhe pavarësisht kërkesës së Ankarasë për të mbyllur institucionet arsimore të lidhura me Lëvizjen Gylen, asnjë shqetësim nuk ka patur nga autoritetet shqiptare.
“Ajo që transmetohet nga media të gjithë e shikojnë dhe nuk janë të panjohura kërkesat e bëra nga shteti turk në vende të ndryshme për institucione arsimore të afiluara me Lëvizjen Gylen. Sa i përket qeverisë shqiptare, përgjigjja ka qenë gjithnjë e qartë. Në Shqipëri funksionin ligji, funksionojnë gjykatat, funksionojnë institucionet që ka shteti. Nëse ka diçka të paligjshme, atëherë shteti vepron. Deri më tani nuk ka patur asnjë problematik nga këto institucione. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme dhe institucioneve të tjera që janë të angazhuara për sigurinë e vendit dhe parandalimin e problematikeve të ndryshme që mund të çojnë në terrorizëm”, tha Gjana.
Afrimitetin e Ramës me Erdogan, Gjana e sheh si qasjen e një kryetari të qeverisë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik me shtetet e tjera.
“Mendoj se qasja e kreut të qeverisë është qasje për të bashkëpunuar me shtete të ndryshme, për të patur bashkëpunim në platforma politike dhe ekonomike, por ajo që duket qartazi është se Shqipëria i qëndron shtetit ligjor”, deklaroi rektori i Beder.
Universiteti ‘Hëna e Plotë’ është pjesë e listës së atyre shkollave në Shqipëri për të cilat Ankaraja ka kërkuar mbylljen për shkak të lidhjeve me Lëvizjen Gylen, që akuzohet për tentativën për grusht shteti në Turqi, një vit më parë.