Flash News

KRYESORE

Turqia kërcënon SHBA-në: Kundërpërgjigjemi nëse vendosni sanksione

Turqia kërcënon SHBA-në: Kundërpërgjigjemi nëse

Turqia paralajmëroi SHBA-në që të mos vendosë sanksione, në të kundërt ata do të kundërpërgjigjen. Reagimi i Ankarasë vjen ndërsa senati amerikan po përgatitet të hedhë në votë disa masa kundër Turqisë, për shkak të blerjes prej saj të sistemeve ruse të mbrojtjes.

"Ligjvënësit amerikanë duhet të kuptojnë se nuk arrijnë dot asgjë me imponime. Nëse Shtetet e Bashkuara mbajnë ndaj nesh qasje pozitive, edhe ne do të reagojmë pozitivisht. Por nëse ata sillen negativisht ndaj nesh, atëherë ne do të kundërpërgjigjemi.”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu të mërkurën gjatë një interviste televizive, raporton “Zëri i Amerikës”.

Senatorët amerikanë kanë hartuar një projektligj që vë në shënjestër Turqinë dhe zyrtarë apo institucione turke.

Sanksionet kundër Turqisë gëzojnë mbështetje dypartiake në Kongres. Republikanët dhe demokratët përveç afrimit Ankara – Moskë, janë zemëruar edhe nga sulmi i ushtrisë turke ndaj milicisë kurde YPG.

Një tjetër acarim për ligjvënësit amerikanë është fakti që një gjykatë turke vendosi sot ta mbajë burg punonjësin e konsullatës amerikane, Metin Topuz, pasi akuzohet për spiunazh.

Të fundit