Flash News

KRYESORE

Turqia larg BE-së, Erdogan kërkon anëtarësimin në aleancën e fuqishme

Turqia larg BE-së, Erdogan kërkon anëtarësimin në

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar që vendi i tij të bëhet pjesë grupit BRICS. Ai mori pjesë në samitin që u zhvillua në Johanesburg, ku i bëri thirrje shteteve anëtare që të pranojnë Turqinë si pjesë të grupit.

Rusia, Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut janë anëtare të këtij grupi që konsiderohet një prej aleancave më të fuqishme.

“Veçanërisht Kina ka deklaruar se është në mbështetje të zgjerimit. Kemi parë që ata po e konsiderojnë përfshirjen e shteteve të tjera në platform. Nuk po e kundërshtojnë”, ka deklaruar Erdogan pas samitit.

Ndonëse është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, Turqia po e sheh veten gjithnjë e më larg këtij bashkimi, ndërkohë që Austria ka kërkuar që të priten bisedimet me Ankaranë.

Të fundit