Flash News

KRYESORE

Turqia në pritje të dërgesës së parë të raketave ruse

Turqia në pritje të dërgesës së parë të

Turqia do të marrë në dorëzim dërgesën e parë të sistemit raketor rus në javën e ardhshme. Raketat ruse kanë qenë arsyeja e tensionimit të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Turqisë, me shtetin amerikano-verior që e ka paralajmëruar Ankaranë se do të përballet me sanksione nëse e instalon sistemin rus.

Turqia mund të përjashtohet edhe nga projekti i furnizimit me aeroplanët amerikan F-35, nëse e përmbush kontratën me rusët. SHBA-ja është kundër sistemit rus, sepse sipas specialistëve të saj përbën rrezik për aeroplanët ushtarak. Por Turqia nuk ka bërë prapakthehu dhe një ekip i teknikëve rusë do të mbikqyrë instalimin e sistemit.

Marrja e raketave ruse ka sjellë shqetësim edhe tek aleatët e tjerë të NATO-s. Në Turqi mbizotëron ideja se SHBA pavarësisht zemëratës nuk do të vendosë sanksione ndaj vendit.

Të fundit