Flash News

KRYESORE

Turqia nuk merr pjesë në Eurovizion 2018, ja arsyet...

Turqia nuk merr pjesë në Eurovizion 2018, ja arsyet...

Truqia nuk do të jetë edhe këtë vit pjesë e Eurovizionit, këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Turqisë Bekir Bozdag. Gjatë një vizite në televizioni kombëtar turk, TRT, ku u takua me mediat dhe shtypin e shkruar, ai deklaroi se Truqia nuk do të kthehet në Eurovizion dhe TRT nuk do ta gëzojë të drejtën e transmetimit të tij.

“Nëse Turqia po bëhet gati të kthehet në Festivalin e Këngës në Eurovizion dhe nëse TRT po përgatitet për këtë çështje, është e pavërtetë”, është shprehur Bozdag.

Pse u tërhoq Turqia?

Turqia u tërhoq nga konkurimi që në vitin 2013. Televizioni kombëtar turk, TRT, njoftoi nëpërmjet një deklarate për shtyp  se Turqia nuk do të konkurrojë në Eurovision 2013, i cili atë kohë mbahej në Malmo, Suedi.

Arsyet për tërheqjen nga Eurovizion ishin ndryshimet në sistemin e votimit: futja e jurisë 50/50 dhe shqyrtimi i televotimit, si dhe sundimi i “Pesëshes së madhe”, shtetet si: Spanja, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermanina të cilat vit për vit kualifikohen automatikisht në finale. TRT shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me këto rregulla dhe mendoi se nuk ishin të drejta.

Por a ishin këto të vetmet arsye?

Ngjitja e transversitit Conchita Ëurst në skenën e “Eurovison 2014” dhe fitorja e saj me “Rise like a phoneix”, ishte komplet e papërfillshme. Një person që thyen rregullin familjar me paraqitjen jo etike, është kundër rregullave të myslimanizmit, dhe Turqia si një shtet fetar nuk do ta lejonte pjesëmarrjen në po të njëjtën skenë me të.

Të fundit