Flash News

KRYESORE

Turqia përçan qeverinë, Rama e sheh si partner strategjik, Xhaçka si rrezik

Brenda qeverisë shqiptare duket se ka dy qëndrime sa i takon raporteve mes Shqipërisë dhe Turqisë. Vetë kryeministri e ka cilësuar Turqisë si një partner startegjik, madje e ka ftuar disa herë atë për të ardhur në vendin tonë për të investuar. Një nga investimet turke, që pritet të nisi së shpejti, është ai për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ku investimi do të bëhet nga një kompani turke.

Por ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duket se ka një qëndrim tjetër sa i takon shtetit turk. Në lajmin e postuar një ditë më parë te ‘Zëri i Amerikës’, sa i takon vizitës që Xhaçka zhvilloi në SHBA ku u takua me zyrtarë amerikanë të mbrojtjes, thuhet ndër të tjerash se “Zonja Xhaçka tha se krahas qëllimeve të Rusisë për t’u shtrirë në rajon dhe veprimeve të tyre destabilizuese vihen re edhe një shtim i synimeve dhe interesave nga vende të tjera si Kina, Irani apo edhe Turqia. Ajo tha se nevojitet të dërgohet një mesazh i fortë se vendet e Ballkanit perëndimor janë të orientuara nga perëndimi”.

Nuk dihet cili është qëndrimi zyrtar i qeverisë, ai që e konsideron Turqinë partner strategjik apo ai që e cilëson atë si rrezik ku e rreshton atë në krah të Rusisë dhe Iranit.

Teksti i publikuar te 'Zëri i Amerikës'

Të fundit