Flash News

KRYESORE

Turqia poshtëron ambasadorin e Izraelit, e ‘zhvesh’ në aeroport

Turqia poshtëron ambasadorin e Izraelit, e ‘zhvesh’ në

Ambasadori i Izraelit në Turqi, Eitan Naeh, është përballur me një poshtërim të pazakontë nga shteti ku deri më tani shërbente. Ministria e Jashtme truke e thirri i ambasadorin Naeh në një takim, ku i kërkoi të largohej për një kohë të pacaktuar nga territori i Turqisë.

Por kur ambasadori izraelit hyri në aeroportin e Ankarasë, rojet e sigurisë i kërkuan pasaportën dhe i ushtruan kontroll të imtësishëm. Naeh u detyrua të heq edhe këpucët për t’iu bindur urdhrit të sigurimit.

E gjithë kjo situatë mesa duket ka qenë e përgatitur pasi ngjarja është filmuar nga kamerat e disa televizioneve turke, të cilat ishin të pranishme në aeroport.

Vetë Turqia e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Tel Avivi pas masakrës që ushtria e Izraelit ushtroi mbi palestinezët në Gaza, ku mbetën të vrarë 62 persona dhe u plagosën më shumë se 3 mijë të tjerë.

Të fundit