Flash News

KRYESORE

Turqia ‘prezanton’ armën e re, ngjan si gjallesë ujore

Turqia ‘prezanton’ armën e re, ngjan si gjallesë ujore

Turqia kanë ndërtuar një armë të re e cila duket si një lloj gjallese detare dhe funksionin si një minë detare kundër anijeve dhe mjeteve lundruese.

Arma  quhet “Vatoz” dhe ka formën e një peshku të quajtur në gjuhë shkencore ‘Rhinoptera bonasus’ dhe mund të kontrollohet nga larg.

Kjo lloj arme lundron në det në mënyrë të kontrolluar, njësoj siç lëviz në ajër një dron.

Pasi ngjitet në anije apo nëndetëse, mina shpërthen duke shkaktuar dëme të mjetit lundrues.

Droni i ri detar ka një shpejtësi rreth 8-9 kilometra në orë dhe mund të lundrojë në mënyrë të pavarur për 12 orë.

“Vatoz” mund të funksionojë edhe për qëllime spiunimi duke dërguar mesazhe të koduara në drejtim të bazës.

Kjo armë e re nuk është futur ende në përdorim në forcat ushtarake turke pasi deri më tani po testohet.

http://www.dailymotion.com/video/x6ibo4y

Të fundit