Flash News

KRYESORE

Turqia sulm ajror ndaj kurdëve në Siri, shënohen 17 të vrarë

Turqia sulm ajror ndaj kurdëve në Siri, shënohen 17 të

Avionët luftarakë të Turqisë kanë kryer sot një sulm ndaj forcave pro-qeveritare siriane, duke vrarë të paktën 17 persona në enklavën kurde, Afrin.

Organizata "Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut" me seli në Britani, ka bërë të ditur se sulmi ajror kishte ndodhur në fshatin Jamaa.

Turqia dhe grupet rebele siriane e filluan operacionin kundër forcave milicore kurde në Afrin në janar, me qëllimin për t’i detyruar ato të largohen nga rajoni.

Ankaraja i konsideron forcat milicore kurde si grup terrorist dhe i akuzon ato për lidhje me kryengritësit në Turqi.

Të fundit