Flash News

KRYESORE

Turqia tjetër paralajmërim për Kosovën: Kujdes me lajmet provokuese

Turqia tjetër paralajmërim për Kosovën: Kujdes me lajmet

Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar lidhur me protestën e organizuar para ambasadës së Turqisë në Prishtinë pas akuzave se gjashtë pjesëtarët organizatës terroriste FETO janë mbajtur ne Ambasadën e turke në Prishtinë.

Përmes një reagimi zyrtar, MPJ e Turqisë i tërheq vëmendjen shtetit të Kosovës, se është përgjegjëse për sigurinë e shtetasve turq atje dhe se duhet të tregohet më e kujdesshme me lajmet provokuese.

“Organizata terroriste FETO edhe njëherë ka treguar fytyrën e saj të vërtetë në të gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj në Kosovë. Autoritetet e Kosovës janë përkujtuar se siguria e shtetasve, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive turke është përgjegjësi e parë dhe më e rëndësishme e Kosovës si një vend pritës dhe se ato pritet të veprojnë në përputhje me detyrimet e tyre ndërkombëtare.

Ne gjithashtu presim që miqtë tanë të kenë një qasje të kujdesshme dhe pa kompromis kundër manipulimeve të anëtarëve të kësaj organizate terroriste dhe qarqeve që i mbështesin ato. Nga ana tjetër, lajmet provokuese në media që kanë synim ambasadën, ambasadoren tonë dhe personelin e Ambasadës duke pretenduar se njerëzit që u ekstraduan nga Kosova ishin në Ambasadën e Prishtinës, janë të pabazuara. Ne fuqimisht hedhim poshtë dhe dënojmë manipulimet e tilla me qëllim të keq”, thuhet në njoftimin e publikuar nga MPJ turke.

Të fundit