Flash News

KRYESORE

Turqia "zhvesh" tifozët tanë nga simbolet, FSHF dorëzohet!

Turqia "zhvesh" tifozët tanë nga simbolet, FSHF

Një lajmërim i rëndësishëm dhe lajm shumë i fortë është shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Zyrtarët e FSHF-së bëjnë me dije se nuk ia kanë dalë të anulojnë masat absurde të Turqisë për tifozët tanë. Një njoftim i gjatë i Federatës tregon dhe njëherë dëshirën e vendasve për të shkaktuar probleme dhe për të ulur numrin e tifozëve tanë.

"Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium. Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochtonus.

"Nuk lejohen çantat e krahut dhe të shpinës, të gjithë duhet ti lënë në hotel ose në autobusat më të cilat udhëtojnë, pasi nuk është mundësuar një pike grumbullimi për ruajtjen e tyre. Lajmërojmë tifogrupet e organizuara se nisja për në stadium do të bëhet në orën 18:00, për arsye të kontrollit të rreptë që do të ushtrohet në 3 pikat e kontrollit përpara hyrjes në stadium. Brenda stadiumit do të gjeni pika shitje për freskuese dhe ushqime të shpejta", - shkruhet në një pjesë të deklaratës.

Të fundit