Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Turqit blejnë Universitetin ‘New York Tirana’, rektori e fshehu 7 muaj më parë, u provokua nga ish-ambasadori i OKB-së
Fondacioni turk Maarif ka blerë zyrtarisht ditën e djeshme Universitetin New York Tirana dhe institucionet arsimore të lidhura me të.
Lajmi u konfirmua agjencia e lajmeve Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, politiko.al sjell në vëmendje një deklaratë të rektorit të këtij universiteti në janar të këtij viti në emisionin ‘Arena’.
Ish-ambasadorit shqiptar në Uashington, Fatos Tarifa u provokua nga kolegu Nesho, i cili e pyeti nëse është e vërtetë që edhe ky universitet është blerë nga turqit, pasi rektori kërkoi mbështetje të një afrimi më të madh politik midis Tiranës dhe Ankarasë.
Agim Nesho: Kam dëgjuar më duket se turqit kanë blerë edhe Universitetin e Nju Jorkut, apo jo?
Fatos Tarifa: Unë jam rektor i atij universiteti dhe nuk e di asgjë.
Nesho: Ju nuk e dini për këtë?! Kanadezin dhe Nju Jorkun.
Tarifa: Janë llafe që qarkullojnë, por jo…
Nesho: Janë llafe? Domethënë nuk është konkretizuar akoma…
Tarifa: Mund të ishte një gjë e natyrshme në një ekonomi tregu. Por unë nuk kam dijeni.
Universiteti
Universiteti New York Tirana, i cili u themelua si universiteti i parë privat në Shqipëri në vitin 2002, më pas filloi aktivitet arsimore edhe në nivelet e kopshtit të fëmijëve, shkollës fillore dhe të mesme.
Sot këto institucione arsimore kanë mbi një mijë nxënës prej të cilët 750 studentë, 180 në shkollë të mesme dhe 90 nga kopshti i fëmijëve e deri në klasën e 9-të, ndërsa kanë bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të New York-ut, që mundësojnë diploma të dyfishta.
Universitet përbëhet nga 3 fakultete, 9 drejtime, 35 programe dhe 3 qendra hulumtimesh, si dhe ofron arsim në drejtime të ndryshme.
Në një sipërfaqe prej 8 mijë metra katror, gjenden hapësira sportive të mbyllura dhe të hapura, gjithashtu edhe hapësira ku mund të bëhen aktivitetet socio-kulturore.
Pas fondacion Maarif përflitet se qëndrojnë njerëz të afërt të Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.