Flash News

KRYESORE

“Turqit janë si qentë e egër”, Schulz përjashton deputetin grek nga Parlamenti Europian

“Turqit janë si qentë e egër”, Schulz përjashton

Një deklaratë me nota racizmi i ka kushtuar përjashtimin e tij deputetit grek Eleftherios Synadinos nga Parlamenti Europian.

Ndërsa ndërhyri gjatë një diskutimi mbi çështjen e refugjatëve, deputeti grek i partisë “Agimi i Artë” u shpreh: “Turqit janë si qentë e egër kur luajnë, por kur duhet të luftojnë kundër armiqve të tyre, ata ikin”.

Kjo deklaratë solli reagimin e ashpër të presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz, i cili vendosi ta përjashtojë menjëherë, duke theksuar se komentet e tij ishin në kundërshtim me rregulloret e institucionit për të drejtat e njeriut.

Të fundit