Flash News

KRYESORE

Turqit zbresin në jug, pas aeroportit të Vlorës marrin edhe Kalanë e Tepelenës

Turqit zbresin në jug, pas aeroportit të Vlorës marrin edhe

Ambasadori i ri i Turqisë, Ahmet Joruk, ishte në një tur dy ditor në jug të vendit. Gjatë ndalesës në Vlorë, ambasadori foli për ndërtimin e aeroportit në këtë qytet ku tha se do të punësohet shumë njerëz gjatë punimeve për ndërtimin e tij.

Ambasadori turk u ndal edhe në Tepelenë, ku në takimin që zhvilloi me Tërmet Peçin është shprehur “ne kemi dy fondacione tepër të fuqishme ku mes së cilave kemi zhvilluar mjaft investime në Shqipëri dhe unë premtoj se një prej tyre, do jetë i gatshëm të investojë në kalanë e Tepelenës, për rijetëzimin e arkitekturës otomane, duke ju dhënë mundësinë ju dhe qytetit, të realizoni atë që keni dëshirë dhe sfidë”.

Të fundit