Tushemnisht, policia parandalon vrasjen e të riut

Është parandaluar ditën e sotme një konflikt me armë zjarri që ka nisur për shkak të një sherri banal midis dy të rinjëve në fshatin Tushemnisht.

Sic njofton policia e Pogradecit, dy të rinjtë pasi janë konlfiktuar për motive të dobëta, njëri prej tyre ka shkuar në shtëpi ku ka marrë dhe armën e zjarrit dhe është kthyer në vendngjarje për tu hakmarrë.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka përshkallëzuar konlfiktin, megjithëse i riu me armë është larguar me shpejtësi.

Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjares.

NJOFTIMI:

Më datë 03.08.2017, jemi njoftuar se në fshatin Tushemisht, janë konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta shtetasit A.P, 25 vjeç dhe shtetasi G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec. Pas këtij konflikti dyshohet se shtetasi A.P, ka shkuar në banesën e tij në fshatin Tushemisht dhe ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov, me qëllim që të ndiqte personin me të cilin ishte konfliktuar. Reagimi në kohë i Policisë, bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit midis këtyre dy shtetasve, pikërisht në një lokal në fshatin Tushemisht, ku shtetasi A.P, pasi kishte marrë armën, kishte hyrë në ambjentet e tij për të kërkuar shtetasin G.Xh. Porsa ka parë shërbimet e Policisë ky i fundit, është larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë, janë ngritur grupe kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj.