Flash News

KRYESORE

Tusk i përgjigjet Erdoganit: Nuk do pranojmë që emigrantët të përdoren si armë

Tusk i përgjigjet Erdoganit: Nuk do pranojmë që emigrantët

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk iu përgjigj kërcënimit të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që tha se do të dërgojë miliona emigrantë në Evropë nëse vazhdohet presioni për sulmet ushtarake në verilindje të Sirisë.

“Ne nuk do të pranojmë kurrë që emigrantët të përdoren si një armë dhe mjet për të na detyruar ne të bëjmë siç duan ata. Kjo është arsyeja se përse unë i konsideroj kërcënimet e djeshme të presidentit Erdogan si krejtësisht të parëndësishme,” tha Tusk, gjatë një vizite në Qipro.

Ndërsa kreu i shtetit turk pas fillimit të ofensivës turke reagoi ashpër.

“Nëse ju përpiqeni ta paraqisni operacionin tonë si një pushtim, ne do t’u hapim dyert dhe do të dërgojmë drejt jush rreth 3,6 milionë emigrantë”, tha Erdogan.

BE i bëri thirrje Turqisë që të ndalë sulmet në Siri ndaj kurdëve dhe të dialogojë për të gjetur konsensusin.

Të fundit