Flash News

KRYESORE

Me tuta, bluzë dhe xhup presidenti Meta jep një mesazh mes maleve

Presidenti Ilir Meta ka treguar shpeshherë se e do natyrën shqiptare. Sot ai ka publikuar një foto të tok me tuta, bluzë dhe xhup të lidhur në mes, mes maleve të bukura shqiptare duke promovuar vlerat natyrës shqiptare.

“Miq të dashur, Shqipëria jonë është e mbushur me male nga më të bukurit në botë. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, të ndërgjegjësohemi për të mbrojtur e promovuar Alpet dhe malet tona, natyrën e mahnitshme, pyjet, lumenjtë e liqenet, për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve”, shkruan Meta në facebook.

 

Të fundit