Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Twitter merr një vendim të ri për reklamat politike, zbatimi nis nga 22 nëntori
Një nga rrjetet sociale më të njohura, Twitter, ka marrë një vendim të ri sa i takon reklamave politike. Tashmë, duke nisur nga 22 nëntori nuk do të lejohet që të reklamohen promocionet politike.
“Kjo fuqi sjell rreziqe të konsiderueshme për politikën, ndërsa reklamimi në internet është tepër i fuqishëm dhe shumë efektiv për reklamuesit tregtar”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Jack Dorsey.
Ky vendim, ka shkaktuar nga ana tjetër reagime të shuma në dy skajet politike të ShBA-së sa i takon zgjedhjeve të vitit 2020.
Menaxher i fushatës për rizgjedhje të presidentit Donald Trump, Brad Parscale tha se një vendim i tillë ishte “një përpjekje tjetër për të heshtur Trump dhe konservatorët”, kurse Bill Russo, zëdhënës i fushatës së demokratëve, Joe Biden, u shpreh se “është inkurajuese që të ardhurat financiare nuk fituan”.