Flash News

KRYESORE

Twitter njofton përdoruesit: Ndërroni fjalëkalimin!

Twitter njofton përdoruesit: Ndërroni fjalëkalimin!

Twitter u kërkon 330 milionë përdoruesit e rrjetit social të ndërrojnë fjalëkalim.

Një kërkesë kjo, që merr jetë nga fakti se fjalëkalimi shfaqet në brendësi të sistemit ku të gjitha fjalët kyçe ruhen, shkruan tgcom.it

"Kur zgjidhni një fjalëkalim për llogarinë tuaj, ne përdorim një teknologji që e maskojmë, në mënyrë që askush në brendësi të shoqërisë, të mund ta shohë", thuhet në deklaratën e Twitter.

"Kemi identifikuar së fundmi një problem, i cili së fundmi tregon fjalëkalimet për së brendshmi, në sistemet e brendshme. E zgjidhëm problemin dhe nuk ka të dhëna për "vjedhje" apo "përdorim të keq të fjalëkalimeve.

Në emër të kujdesit, ju kërkojmë të ndërroni fjalëkalim në të gjitha shërbimet për të cilat keni përdorur Twitterin", përfundon shoqëria e rrjetit social.

Të fundit