Flash News

KRYESORE

Twitter ua lë në dorë vetë punonjësve të kthehen kur të duan në punë

Twitter ka njoftuar se do të lejojë disa nga punonjësit e kompanisë që të vijojnë punën nga shtëpia sa të duan. Ky rrjet social është firma e parë teknologjike e madhe që do të lejojë stafin që të punojë nga shtëpia edhe kur të përfundojë karantinimi.

Shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey u ka dërguar email punonjësve duke u thënë se kur të hapen zyrat, stafi që mund të punojë nga shtëpia, mund të vazhdojë ta bëjë këtë gjë.

“Jemi nga të parat kompani që kemi futur modelin e punës nga shtëpia. Do të vazhdojmë ta ndjekim këtë model dhe do të vazhdojmë që të vendosim sigurinë e punonjësve në vend të parë. Hapja e zyrave do të vendoset nga ne. Rikthimi në punë do të vendoset nga vetë punonjësit."

Të fundit