Flash News

KRYESORE

Tym i bardhë nga Gjermania, Bayerni vendos për trajnerin e ri

Tym i bardhë nga Gjermania, Bayerni vendos për trajnerin e ri

Koronavirus ka paralizuar futbollin thuajse në të gjithë Europën, por duket se puna vazhdon në Gjermani. Bayern Munchen ka patur një bisedë mes drejtuesve të klubit të cilët kanë dalë në një mendje.

Ata duket se do t'i besojnë vazhdimin e punës Hansi Flickut. Tekniku gjerman ka bërë shumë mirë dhe është vetë Uli Hoeness që e konfirmon diçka të tillë. Drejtuesi i lartë pranon punën e mirë të teknikut.

"Mendoj se Hansi Flick ka bërë një punë të shkëlqyer. Bordi drejtues do të vendosë shumë shpejt për të, por gjasat janë që të rinovojë me ne. Do të ndodhë në një kohë të shkurtër", -tha zyrtari i klubit kampion të Gjermanisë.

Të fundit