Flash News

KRYESORE

Tymues nga policia, Berisha nuk ndihet mirë në protestë

Tymues nga policia, Berisha nuk ndihet mirë në protestë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qëndruar pranë protestuesve para Kryeministrisë por dhe te Parlamenti.

Për median Berisha u shpreh se është i gatshëm të qëndrojë në protestë deri në momentin kur të largohet Edi Rama nga qeveria.

Por, për shkak të tymuesve të shumtë të hedhur nga policia, ish-kryeministri nuk është ndjerë mirë. Ai është filmuar nga kamerat teksa mban shaminë te hunda dhe ecën me vështirësi. Megjithatë ai nuk është larguar nga protesta. Berisha shoqërohej nga njerëz të besuar të tij gjatë protestës.

Kujtojmë që sot është protesta e nëntë kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës.

Të fundit